Avokati i Popullit Naim Qelaj takoi aktivistin Blert Morina
28/10/2020
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim z. Blert Morina, drejtor ekzekutiv i organizatës “Qendra për Barazi dhe Liri” (CEL). Në këtë takim u diskutua për komunitetin LGBTI dhe sfidat e tyre, si dhe për bashkëpunimin për të luftuar diskriminimin, stigmatizimin dhe urrejtjen ndaj personave LGBTI.