Featured Image

Avokati i Popullit Naim Qelaj takoi U.D Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Kushtrim Hodaj

29/10/2020

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim të enjten U.D Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës z. Kushtrim Hodaj. Z. Qelaj dhe z. Hodaj diskutuan për temat që ndërlidhen me punën e institucioneve përkatëse dhe nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm.