
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim z. Frank Power, kryesues i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë
23/10/2020
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim të premten z. Frank Power, kryesues i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë. Z. Qelaj vlerësoi rolin dhe mbështetjen e zyrës së Këshillit Evropian në Kosovë e në veçanti për Institucionin e Avokatit të Popullit.
Z. Qelaj dhe z. Power diskutuan për punën në kuadër të projekteve të mëparshme dhe të vazhdueshme të Këshillit të Evropës dhe theksuan vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.