Featured Image

Avokati i Popullit priti në takim anëtaret e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut

14/10/2020

14 tetor 2020, Prishtinë – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim anëtaret e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Z. Qelaj falënderoi deputetet për vizitën dhe u zotua se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të vazhdojnë të ngritin në një nivel më të lartë bashkëpunimin me komisionin.

Kryetarja e këtij komisioni, znj. Duda Balje e uroi në emër të grupit z. Naim Qelaj për marrjen e detyrës së Avokatit të Popullit duke shtuar se edhe Komisioni Parlamentar do të vazhdojë edhe më fuqishëm në ndërtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme, me ç ‘rast palët u pajtuan që në të ardhmen të jenë takime të rregullta çdo tre muaj ndërmjet Komisionit dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.