Featured Image

Avokati i Popullit takoi Presidentin e Kosovës

02/10/2020

2 tetor, 2020, Prishtinë – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi sot Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi mirëpriti në takim kurtuazie për të uruar z. Qelajn për marrjen e postit të Avokatit të Popullit duke i dëshiruar suksese në punë.

Ai theksoi se vlerat dhe virtyti i z. Qelaj do të jenë kontribut i madh në Institucionin i cili, sipas tij, tashmë ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim politik, etnik apo religjioz.

Naim Qelaj shprehu falënderim për ftesën për takim nga Presidenti Thaçi dhe shtoi se do të angazhohet me përkushtim dhe profesionalizëm që ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Ata diskutuan për punën dhe përgjegjësitë e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.