Naim Qelaj pranon detyrën e Avokatit të Popullit nga Hilmi Jashari
29/09/2020
29 shtator 2020, Prishtinë – Sot është bërë dorëzim-pranimi i detyrës nga Avokati i deritanishëm i Popullit, z. Hilmi Jashari tek Avokati i ri i Popullit, z. Naim Qelaj. Jashari ka uruar Avokatin e ri të Popullit me rastin e pranimit të kësaj detyre duke i dëshiruar një rrugëtim të mbarë gjatë mandatit të tij. Qelaj theksoi se do të vazhdojë me punën dhe projektet e Institucionit me prioritet në trajtimin e sfidave që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.