
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari priti në takim përshëndetës Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani
29/09/2020
29 shtator 2020, Prishtinë – Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari priti në një takim përshëndetës Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani.
Auditori i Përgjithshëm përgëzoi z. Hilmi Jasharin për punën e tij gjatë mandatit pesë vjeçar në përmbushjen me sukses në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në vend.
Jashari falënderoi Auditorin e Përgjithshëm, z. Osmani për vizitën dhe bashkëpunimin që kanë pasur këto dy institucione gjatë këtyre viteve në adresimin e çështjeve me interes për vendin dhe shoqërinë.