Featured Image

Ambasadori Jan Braathu organizoi takim lamtumirës për Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jashari

12/09/2020

Prishtinë, 11 shtator, 2020 – Shefi i misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu organizoi takim lamtumirës për Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari në përfundimin e suksesshëm të mandatit të tij.

Ambasadori Braathu i shprehu mirënjohje të thellë z. Jashari për angazhimin dhe shërbimin e tij si Avokat i Popullit dhe i dhuroi një certifikatë vlerësimi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Misionin e OSBE-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.