Featured Image

Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari priti në takim homologen e tij nga Shqipëria znj. Erinda Ballanca

29/06/2020

Prishtinë, 29 qershor 2020 – Avokati i Popullit, Hilmi Jashari priti së bashku me zëvendësit e tij në takim homologen e tij nga Shqipëria, Erinda Ballanca.

Avokatja e Popullit nga Republika e Shqipërisë, Erinda Ballanca i bëri një vizitë përshëndetëse Jasharit i cili është në prag të plotësimit të mandatit të tij 5-vjeçar si Avokat i Popullit në Kosovë.

Ballanca falënderoi Jasharin për gatishmërinë e treguar gjatë mandatit të tij për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar znj. Ballanca për vizitën dhe ka theksuar se është i sigurt në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.