
Pandemia dhe të drejtat e njeriut
11/06/2020
Prishtinë, 11 qershor 2020 – Avokati i Popullit, Hilmi Jashari si dhe homologët e tij nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, morën pjesë në një video-konferencë të organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda.
Biseda u fokusua në përhapjen e pandemisë COVID-19 në vendet respektive, masat e ndërmarra nga autoritetet publike si dhe mekanizmat monitorues të Institucioneve përkatëse.
Këto institucione përforcuan idenë që qëndron pas Marrëveshjes së Bashkëpunimit për angazhime e veprime konkrete në të mirë të qytetarëve në fushën e të drejtave të njeriut.