Featured Image

Komunikatë për media – Ndotja e lumit Graçankë

09/06/2020

Prishtinë, 09 qershor 2020 – Avokati i Popullit publikoi raportin me rekomandime Ex-officio nr.631/2019 në lidhje me cenimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm si pasojë e ndotjes së lumit Graçankë.

Avokati i Popullit, në pajtim me mandatin e tij kushtetues dhe ligjor sot publikoi raportin me rekomandime Ex-officio nr. 631/2019 përkitazi me cenimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm si pasojë e ndotjes së lumit dhe të njëjtin ua ka përcjellë autoriteteve përgjegjëse.

Raporti ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen e autoriteteve kompetente për nevojën e ndërmarrjes së menjëhershme të masave si obligime pozitive për mbrojtjen e lumit Graçankë nga ndotja, si domosdoshmëri për mbrojtën e shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Raporti argumenton në njërën anë përgjegjësitë e shtetit për evitimin e efekteve të dëmshme nga ndotja e lumit dhe në anën tjetër mos arritjen e autoriteteve për të përmbushur obligimet e tyre, në pengimin e ndikimit të ndotjes në të drejtat e njeriut, respektivisht në të drejtën për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm dhe të drejtën e privatësisë.

Avokati i Popullit nëpërmjet këtij raporti i rekomandon autoriteteve përgjegjëse, që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme dhe efektive për mbrojtjen e lumit nga ndotja. Lexoni raportin në këtë vegëzhttps://bit.ly/3h9Wwrn