Featured Image

MKPT realizoi 21 vizita gjatë muajit shkurt

03/03/2020

Prishtinë, 03 Mars 2020 – Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës (në tekstin e mëtejmë “MKPT”) i Avokatit të Popullit, bazuar në nenin 17 të Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, mund t`i vizitojë në çdo kohë dhe pa paralajmërim të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, përfshirë stacionet policore, qendrat e paraburgimit, burgjet, vendet ku mbahen të huajt e privuar nga liria, si dhe institucionet psikiatrike dhe të kujdesit social.

Bazuar në këtë mandat, MKPT gjatë muajit shkurt 2020, ka realizuar gjithsej 21 vizita në këto institucione:

1 Stacioni Policor – Obiliq Vizitë monitoruese   04.02.2020
2 Stacioni Policor – Graçanicë Vizitë monitoruese   05.02.2020
3 Stacioni Policor – Mitrovicë e Jugut Vizitë monitoruese   06.02.2020
4 Stacioni Policor – Suharekë Vizitë monitoruese   07.02.2020
5 Stacioni Policor – Prizren Vizitë monitoruese   07.02.2020
6 Stacioni Policor – Mamushë Vizitë monitoruese   07.02.2020
7 Qendra e Paraburgimit – Prishtinë Vizitë ad hoc   11.02.2020
8 Stacioni Policor – Skënderaj Vizitë monitoruese   11.02.2020
9 Stacioni Policor – Drenas Vizitë monitoruese   11.02.2020
10 Shtëpia e Pleqve – Skënderaj Vizitë monitoruese   11.02.2020
11 Qendra e Paraburgimit – Mitrovicë e Veriut Vizitë monitoruese   13.02.2020
12 Stacioni Policor – Mitrovicë e Veriut Vizitë monitoruese   13.02.2020
13 Stacioni Policor – Pejë Vizitë monitoruese   20.02.2020
14 Nënstacioni Policor – Gorazhdevcë Vizitë monitoruese   20.02.2020
15 Nënstacioni Policor – Vitomiricë Vizitë monitoruese   20.02.2020
16 Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” Vizitë monitoruese   27.02.2020
17 Staconi Policor – Klinë Vizitë monitoruese   27.02.2020
18 Stacioni Policor – Istog Vizitë monitoruese   27.02.2020
19 Shtëpia e Pleqve – Gurakovc Vizitë monitoruese   27.02.2020
20 Qendra Korrektuese për të Mitur – Lipjan Vizitë përcjellëse   28.02.2020
21 Qendra Korrektuese për Femra – Lipjan Vizitë përcjellëse   28.02.2020