Featured Image

U lansua raporti për stigmën ndaj personave me HIV

03/02/2020

Prishtinë, 03 shkurt – Integra, CDF dhe Institucioni i Avokatit të Popullit lansuan të hënën raportin “Matja e stigmës dhe diskriminimit ndaj popullatave kyçe në rrezik për HIV dhe personave që jetojnë me HIV, në Kosovë”.

Ky është një hulumtim i parë i këtij lloji në vend duke theksuar se stigma dhe diskriminimi janë ndër pengesat kryesore për qasje në shërbime shëndetësore, sociale dhe juridike ndaj popullatave kyqe të afektuara dhe personave që jetojnë me HIV në Kosovë.

Qëllimi i hulumtimit ka qenë që të evidentohet dhe të zbulohet se çfarë dëmton përpjekjet për parandalim, trajtim dhe kujdes për HIV dhe cilat janë shkaqet e frikës për të kërkuar informacione dhe shërbime për të zvogëluar rrezikun për infeksion ose regjistrim për trajtim dhe kujdes.

Rezultatet e hulumtimit theksojnë se stigma dhe diskriminimi ndaj popullatave kyqe në rrezik për HIV ekziston dhe është mjaft e lartë në mesin e profesionistëve të sundimit të ligjit dhe shëndetësisë.

Në hulumtim është përdorur një metodologji kuantitative duke përdorur një pyetësor i përbërë prej 22 pyetjeve dhe 714 respondentë kanë qenë të përfshirë.

Për më shumë informata në raport: https://bit.ly/31nYUU9