Featured Image

KOMUNIKATË PËR MEDIA

22/01/2020

Prishtinë, 22 janar – Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) së bashku me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë prezantuar të mërkurën një udhëzues para gjyqtarëve, prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve ligjor lidhur me mundësitë dhe opsionet e kërkimit në koleksionin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut – HUDOC.

Udhëzuesi ofron sqarime lidhur me përmbajtjen e bazës së të dhënave dhe procesin e kërkimit të vendimeve të GjEDNJ-së, si dhe ofron shpjegime konkrete për filtrimin e informacioneve në bazë të shtetit, gjuhës, neneve të Konventës dhe opsione tjera.

Baza e të dhënave HUDOC (Human Rights Documentation) përmban aktgjykime, vendime, përmbledhje juridike dhe kumtesa për shtyp lidhur me rastet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNJ. Avokati i Popullit dhe UNDP përmes këtij materiali synojnë që të avancojnë më tej zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në sektorin e drejtësisë në Kosovë.

Ky udhëzues, i hartuar me mbështetje profesionale dhe financiare të UNDP-së dhe Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, do të ndihmoj në veçanti zyrtarët ligjor dhe bashkëpunëtorët profesionalë në gjykata dhe prokurori në interpretimin e ligjeve dhe akteve nënligjore në frymën e nenit 53 të Kushtetutës së Kosovës.