Featured Image

Komunikatë për media

17/12/2019

MKPT e IAP-së, më 17 dhjetor 2019, ka publikuar katër (4) letër rekomandime për vizitat përcjellëse në Qendrën Korrektuese – Dubravë, në Qendrën e Paraburgimit – Pejë, në Qendrën e Paraburgimit – Gjilan dhe Stacionet Policore si në vijim:

  1. Stacioni Policor në Gjakovë
  2. Stacioni Policor në Rahovec
  3. Stacioni Policor në Deçan
  4. Stacioni Policor në Pejë
  5. Stacioni Policor në Vushtrri
  6. Stacioni Policor në Shtime
  7. Stacioni Policor në Fushë Kosovë
  8. Stacioni Policor në Lipjan
  9. Pika e kalimit kufitar “Vërmicë”
  10. Qendra Rajonale e Mbajtjes në Prishtinë

Objektivi i vizitave në Qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit, ka qenë vlerësimi i zbatimit të rekomandimeve të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës – MKPT, të dërguara autoriteteve kompetente gjatë vitit 2018- 2019.

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës gjatë kohës së vizitave, ka hasur në bashkëpunim të plotë të institucioneve të vizituara, ka pasur qasje të menjëhershme  në hapësira dhe në dokumentacionin e kërkuar, si dhe iu mundësua intervistimi i të burgosurve dhe personave në ndalim, pa prezencën e pjesëtareve të sigurisë.

Sa i përket trajtimit të të burgosurve dhe personave në ndalim, MKPT-ja nuk ka pranuar asnjë ankesë kredibile.

Gjatë këtyre vizitave, MKPT ka vërejtur se autoritetet kompetente, kanë shënuar progres në zbatimin e disa rekomandimeve. Po ashtu, MKPT ka vërejtur se në zbatimin e disa rekomandimeve, autoritetet kompetente nuk kanë shënuar progres dhe ende jemi në pritje për implementim.

Përmes këtyre katër (4) letër rekomandimeve, MKPT, ka ripërsëritur rekomandimet të cilat deri më tani nuk janë zbatuar (implementuar).

 

Të gjitha letër rekomandimet e publikuara, gjenden në linkun në vijim: LINK