NJOFTIM – DITË E HAPUR ME QYTETARËT E KOMUNËS SË PEJËS
Njoftohen qytetarët e interesuar se më 11 dhjetor 2020 nga ora 10:00, mund të takojnë Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.
Në këto takime, Avokati i Popullit takon në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike.
Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik apo juridik, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Takimi me qytetarët do të mbahet në Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës, kati i III, nr. 3, në adresën: Rr. “Mbretëresha Teutë” nr: 59, Pejë.
Për informata shtesë:
Zyra qendrore në Prishtinë: 038 223 782
Zyra rajonale në Pejë: 039 432 931
E-mail: [email protected]