FTESË MEDIAVE

09/12/2019

Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, për të tretin vit me radhë vazhdon me iniciativën e përbashkët për shënimin e 10-dhjetorit, të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, andaj edhe këtë vit për nder të shënimit të kësaj dite, do të organizohet marshi me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”.

Kjo iniciativë ka për qëllim dërgimin e një mesazhi të fuqishëm për angazhim të shtuar gjithpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me theks të veçantë për mbrojtjen e së drejtës për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Marshi “Çohu për të Drejtat e Njeriut”më 10 dhjetor 2019, fillon prej orës 12:00, nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri në sheshin “Zahir Pajaziti”. Marshi përmbyllet me nga një fjalim rasti nga Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, dhe znj. Jeta Xharra, nga shoqëria civile.

 Ju mirëpresim në përcjelljen e ngjarjes.