NJOFTIM

15/11/2019

Prishtinë, nëntor 2019 – Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor, më 20 nëntor 2019, me rastin e Ditës Universale të Fëmijëve[1], organizon ditë të hapur për fëmijët.

Në këtë ditë fëmijët do ta kenë mundësinë që të dëgjohen nga përfaqësuesit e IAP-së, përkatësisht që t’i shprehin mendimet, qëndrimet apo shqetësimet e tyre për probleme të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë jo vetëm në shkollë, por edhe në rrugë e gjetiu.

IAP-ja fton dhe inkurajon të gjithë fëmijët që në këtë ditë të vijnë në zyrat e IAP-së dhe të takohen me Zëvendëset e Avokatit të Popullit: znj. Naile Alaj në Pejë, znj. Marija Radulović, në Prizren, znj. Edona Hajrullahu në Prishtinë si dhe me Këshilltarët përkatës juridik të  IAP-së. Zyrat e IAP-së do të jenë të hapura nga ora 08:00 e deri në orën 16:00.

Adresat e zyrave të IAP-së janë si në vijim:                                                    

Zyra Qendrore në Prishtinë (Rr. “Migjeni”, nr. 21).

Zyra regjionale në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, p.n., ndërtesa e Administratës Pensionale Regjionale, kati III).

Zyra regjionale në Gjilan (ndërtesa e Komunës).

Zyra regjionale në Pejë (Rr. “Mbretëresha Teutë”, nr. 59, ndërtesa e Komunës, kati III, nr. 3).

Zyra regjionale në Mitrovicën e Jugut (Rr. “Afrim Zhitia”, p.n., ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës, kati III, zyrat nr. 11 dhe 12).

Zyra regjionale në Mitrovicën e Veriut (Lagjja e Boshnjakëve, ndërtesa e komunës së re).

Zyra regjionale në Gjakovë (Rr. “Ismail Qemali”, ish-ndërtesa e Kadastrës).

Zyra regjionale në Graçanicë (Rr. “Car Lazari”, p.n., pranë NLB Bankës).

Zyra regjionale në Ferizaj, ndërtesa e Komunës (kati përdhese).

[1] 20 nëntori i çdo viti shënohet si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve, në shumë vende të botës, duke u nisur nga rekomandimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nga viti 1956. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është inkurajimi i vëllazërisë dhe i mirëkuptimit në mes të fëmijëve, si dhe promovimi i mirëqenies së fëmijëve.

Po më 20 nëntor 1959, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Gjithashtu, më 20 nëntor të vitit 1989, Asambleja e Përgjithshme e ka miratuar edhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Qysh nga viti 1999, Dita Universale e Fëmijëve shënon edhe përvjetorin e datës kur Asambleja e Përgjithshme i ka miratuar këto dokumente.