
Avokati i Popullit lansoi Rregulloren për procedurat e veçanta për pranimin, trajtimin dhe adresimin e ankesave të paraqitura nga fëmijët apo ankesave që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve
Prishtinë, 6 nëntor 2019 – Avokati i Popullit lansoi Rregulloren për procedurat e veçanta për pranimin, trajtimin dhe adresimin e ankesave të paraqitura nga fëmijët apo ankesave që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve. Ky aktivitet u mbështet nga Organizata Joqeveritare Terre des hommes.
Rregullorja në fjalë përcakton rregulla të veçanta për pranimin, trajtimin dhe adresimin e ankesave që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, duke garantuar dhe duke respektuar të drejtat dhe liritë e tyre të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet dhe me aktet e tjera, si dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, veçanërisht me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
Gjithashtu kjo rregullore përcakton edhe parimet bazë, por jo vetëm, të cilat zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit duhet t’i kenë parasysh gjatë pranimit, trajtimit dhe adresimit të ankesave të paraqitura nga fëmijët apo ankesave që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.