Featured Image

Avokati i Popullit mbajti ligjeratë në shkollën fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë

27/09/2019

Prishtinë, 27 shtator 2019 – Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, ka vizituar shkollën fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, ku është pritur nga drejtori dhe mësimdhënësit e shkollës. Në këtë takim, ata e kanë njoftuar Avokatin e Popullit rreth punës dhe aktiviteteve të shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi”, ku zhvillohet mësim nga nxënës të tri komuniteteve njëkohësisht (shqiptrarë, kroat dhe romë).

Avokati i Popullit, gjatë kësaj vizite, ligjëroi para stafit dhe nxënësve të shkollës, duke i informuar më për së afërmi rreth të drejtave të fëmijëve, mbrojtjes nga diskriminimi, si dhe funksionimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, duke përfshirë punën e tij me ankesa, praktikat më të mira, por gjithashtu edhe sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet.

Gjithashtu, zëvendësja e  Avokatit të Popullit, znj. Edona Hajrullahu, i njoftoi nxënësit me praktikat më të mira të mbrojtjes nga diskriminimi dhe i komentoi ato në një sesion interaktiv me nxënës.