Avokati i Popullit fillon hetimet sipas detyrës zyrtare për rastin e vdekjes të të miturit nga Fushë Kosova

18/07/2019

Prishtinë, 18 korrik 2019 – Institucioni i Avokatit të Popullit, në bazë mandatit kushtetues dhe ligjor, ka filluar hetimet per rastin e vdekjes të të miturit nga Fushë Kosova, lidhur me  përmbushjen e detyrimeve të autoriteteve shtetërore, në rrethanat kur institucionet përgjegjëse kanë disponuar me informacionin për veprën penale të abuzimit fizik dhe seksual të të miturit.

Duke iu referuar konventave ndërkombëtare, si dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht dispozitave për të drejtën për jetë, Avokati i Popullit, apelon tek autoritetet shtetërore që të zbatojnë detyrimet pozitive të shtetit për të garantuar të drejtën për jetë si një e drejtë universale e secilit.

Institucioni i Avokatit të Popullit, në disa raporte të publikuara më herët, ka adresuar tek institucionet përgjegjëse rekomandime që kanë të bëjnë me qasjen proaktive që shteti duhet të ketë, ndaj përmbushjes së detyrimeve pozitive në garantimin e të drejtës për jetë, të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

https://oik-rks.org//2016/08/10/raport-ex-officio-ne-lidhje-me-te-drejten-per-jete-10-gusht-2016/

https://oik-rks.org//2016/09/26/raport-me-rekomandime-i-avokatit-te-popullit-lidhur-me-detyrimet-pozitive-te-shtetit-perkitazi-me-trajtimin-e-detyrueshem-psikiatrik-2/

https://oik-rks.org//2015/11/03/raport-me-rekomandime-892015-lidhur-me-te-drejten-ne-jete/

 

 

Zyra për Informim (IAP)