RAPORTI I VLERËSIMIT për Kosovën i Projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/ Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II)

17/01/2019

Në  kuadër të Projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/ Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK), Kosova është vlerësuar për herë të dytë, bazuar në raundin e pestë të vlerësimit të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO), që është lansuar më 1 janar 2017 në shtetet anëtare të tij.

Nga ky vlerësim, Ekipi i Ekspertëve ndërkombëtar të Këshillit të Evropës ka përgatitur Raportin e Vlerësimit mbi përputhshmërinë e Kosovës me standardet ndërkombëtare në fushën e kundër – korrupsionit, I cili Raport ka objektiv velrësimin e efektshmërisësë masave të miratuara nga autoritetet e Kosovës në parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në funksionet e larta ekzekutive të nivelit qendror, si dhe në agjencitë e zbatimit të ligjit ( polici dhe doganë).

Standardet e referencës dhe temat e mbuluara përfshijnë:

  • Masat themelore mbrojtëse dhe parandalimin e korrupsionit në lidhje me gjyqësorin (gjyqtarët dhe prokurorët), policinë, administratën publike, anëtarët e Parlamentit, financimin e partive politike dhe fushatat zgjedhore, si dhe prokurimin publik;
  • Ligjin penal, zbatimin e ligjit dhe procedurat penale: veprat penale dhe sanksionet, hetimet dhe procedurat penale, konfiskime dhe privime të tjera të mjeteve dhe përfitimeve nga krimi, imunitetet nga hetimi, ndjekja penale ose gjykimi I veprave penale të korrupsionit;
  • Bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ekipi i Vlerësimit ka kryer vizita në terren dhe ka intervistuar përfaqësuesit e institucioneve që listohen në këtë Raport Vlerësimi. Po ashtu, Raporti ka pasur për bazë edhe përgjigjet nga pyetësori hartuar mbi bazën e standardeve të raundit të pestë të vlerësimit, adresuar autoriteteve relevante  në Kosovës, si dhe shqyrtimin e kornizës ligjore, kornizën e politikave, kornizën institucionale dhe sistemet e vendosura për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, ashtu siç edhe kapacitetin, zbatimin dhe efektivitetin e sistemeve dhe mekanizmave të vendosur.

Si institucion kushtetues mbikqyrës, Institucioni I Avokatit të Popullit (IAP)  ka qenë pjesë e procesit të këtij vlerësimi. Raporti konstaton dhe po ashtu rekomandon specifikisht edhe përkitazi me pushtetin dhe kompetencën e IAP-së.

Në formatin e tij të plotë dhe përfundimtar (ashtu siç është përcjellë nga PECK II), Raportin e Vlerësimit  mbi përputhshmërinë e Kosovës me standardet ndërkombëtare në fushën e kundër – korrupsionit, të  hartuar nga Ekipi i Ekspertëve ndërkombëtar të Këshillit të Evropës, në kuadër të PECK II, mund ta gjeni në web faqen e IAP-së, në linkun: LINK

Përndryshe, pë informimin e përgjithshëm, Kosova për herë të parë është vlerësuar në qershor të vitit 2013, duke ndjekur metodologjinë dhe raundin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të vlerësimit të GRECO-s, përderisa përcjellja e vlerësimit është kryer ndërmjet qershorit 2013 dhe nëntorit 2014 ( Raportet dhe raportet përcjellëse janë në dispozicion në web faqen e Këshillit të Evropës www.coe.int/