Featured Image

Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari pret në takim homologen e tij nga Shqipëria znj. Erinda Ballanca, e cila vjen në vizitën e parë zyrtare në Kosovë

06/06/2019

Prishtinë, 6 qershor 2019 – Avokati i Popullit të Kosovës, z. Hilmi Jashari, ka pritur në takim sot, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca me bashkëpunëtorë, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në Kosovë, që nga marrja e detyrës.

Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar znj Ballanca për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta, për të kontribuar në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni nga Shqipëria pritet të realizoj takime me disa institucione të Republikës së Kosovës, sipas agjendës së mëposhtme:

6 qershor 2019

14:00 Takim mikpritës në Institucionin e Avokatit të Popullit

15:00 Takim me znj. Arta Rama, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

7 qershor 2019

9:00 Takim me z. Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

11:00 Takim z. Xhavit Haliti, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

14:00 Takim me znj.Duda Balje dhe anëtarë të tjerë të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e IAP