Featured Image

Zëvendësja e Avokatit të Popullit Znj. Alaj, priti në takim zyrtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë

21/05/2019

Prishtinë, 21 maj 2019 – Zëvendësja e Avokatit të Popullit Znj. Naile Alaj priti në takim zyrtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë Znj. Naile Busemann dhe Kushtrim Koci.

Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i njohurive për punën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim të Torturës të Avokatit të Popullit dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë. Znj. Alaj i njoftoi zyrtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë me historikun e krijimit të Mekanizmit Kombëtarë për Parandalim të Torturës, mandatin, përbërjen, të drejtën në qasje në vendet e privimit të lirisë, bashkëpunimin me autoritetet relevante, gjetjet gjatë vizitave, rekomandimet e dërguara autoriteteve kompetente dhe zbatimin e tyre.

Në anën tjetër, Znj. Busemann e njoftoi Znj. Alaj me mandatin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë, metodologjinë e zbatuar gjatë vizitës dhe aspektet tjera relevante të monitorimit të vendeve të privimit nga liria, i cili përfshinë edhe zonat ku zhvillohen luftërat dhe konfliktet e ndryshme të armatosura. Znj. Bausemann, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e ekzistimit të një mekanizmi të fuqishëm nacional për parandalim të torturës në një shtet, i cili kryen vizita të rregullta dhe Ad Hoc në vendet e privimit nga liria.

Ndër të tjera, gjatë takimit, u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Mekanizmit Kombëtarë për Parandalim të Torturës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë në të ardhmen.