Featured Image

U nënshkrua marrëveshje e mirëkuptimit në mes të IAP-it dhe KMDLNJ

24/04/2019

Prishtinë, 23.04.2019 – Sot, në Institucionit e Avokatit të Popullit (IAP), u  nënshkrua Marrëveshje bashkëpunimi  mes të Institucionit të Avokatit të Popullit – IAP dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut-KMDLNJ, cila përbën bazën ligjore të bashkëpunimit të ardhshëm në kuadër të angazhimit të përbashkët në përmbushje të mandatit të monitorimit, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Palët nënshkruese do të bashkëpunojnë në pajtim me mandatin dhe përgjegjësitë e institucionit të Avokatit të Popullit të përkufizuara në Ligjin për Avokatin e Popullit Nr.05/L-019.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Mirëkuptimit është krijimi i bashkëpunimit me qëllim ngritjen e angazhimit të përbashkët në avancimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun