Avokatit të Popullit, organizoi tryezë me temën “Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut”
Prishtinë, 21 mars 2019– Institucioni i Avokatit të Popullit, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuar në Prishtinë, e në bashkëpunim me Shoqërinë Kosovare për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësi, organizoi sot një Tryezë Diskutimi me temën: “Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut”.
Institucioni i Avokatit të Popullit, me 6 mars 2018, ka publikuar Raportin Ex officio në lidhje me zgjidhjen efektive të zvarritjeve të procedurës gjyqësore – shkelja e së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, në të cilin është rekomanduar ndërmarrja e nismës legjislative për propozimin e ligjit për mbrojtjen e të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor, me të cilin do të përcaktoheshin mjetet efektive juridike për rastet që kanë të bëjnë me zvarritjen e procedurave gjyqësore, në pajtim me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Kjo tryezë kishte për qëllim diskutimin me palët e interesit rreth rregullimit të përgjegjësisë juridike të shtetit, si detyrim kushtetues i cili buron nga detyrimet pozitive të shtetit, si dhe rreth nevojës për ndërmarrjen e nismës legjislative që do siguronte përgjegjësinë juridike të shtetit në shërbim të mbrojtjes efektive të të drejtave të njeriut, si dhe rritjes së nivelit të llogaridhënies së shtetit ndaj qytetarëve.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun