Featured Image

Komunikata e Avokatit të Popullit me rastin e 22 marsit, ditës botërore të ujërave

22/03/2019

22 mars 2019. Avokati i Popullit, mekanizmëm kushtetues për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe mekanizëm i trajtimit të barabartë pa diskriminim, sot më 22 mars, ditën botërore të ujërave kërkon vëmendjen e të gjithëve për mbrojtjen e ujërave, si e drejtë e njeriut.

Çështja e ujit në Kosovë, është çështje e rëndësisë së veçantë, por edhe ky vit vendin e gjeti me problemet e njëjta. Shfrytëzimi dhe shkarkimi i pa kriter, nxjerrja e  rërës, zhavorit, gurëve, deponimi i dheut, hedhja e mbeturinave, materialeve të ngurta dhe shkarkimi i materieve të lëngëta në ujë rrjedha, liqene, akumulime dhe në brigjet e tyre, ndërtimi i hidrocentraleve, infrastruktura jo adekuate, ka vazhduar me ritëm të njëjtë.

Duke pasur parsysh mungesën e ujit në shumë vende të botës dhe problemet e tjera me ujin dhe infrastrukturën ujore, jo rastësishtë sllogani i vitit 2019, i Koordinatorit të njësive të OKB-së dhe organizatave ndërkombëre të ujërave dhe kanalizimeve UN-WATER, këtë vit është “Leaving no one behind / të mos mbetet askush mbrapa”.

Duke ju bashkangjitur ftesës së nismës globale për të mos lënë askë pa ujë, por edhe të veprojmë në drejtim të arritjes së përmbushjes së objektivës së 6-të së Zhvillimit të Qëndrueshëm, Avokati i Popullit  kërkon angazhim serioz të institucioneve përgjegjëse në drejtim të ndërmarrjen e masave ndaj kryesve të veprave, me qëllim të pengimit të degradimit të mjedisit dhe ndikimit në të drejtën e qytetarëve për mjedis  të sigurtë dhe të shëndetshëm.

Me rastin e kësaj dite, Avokati i Popullit, fton të gjithë, qytetarët dhe institucionet, që përveç përgjesisë kushtetuese për mbrojtje të mjedisit, në çështjet për ujërat dhe lidhur me ujërat, ta respektojnë të drejtën e të gjithëve për qasje në informata, për pjesëmarrje në vendimet që lidhem  me ujërat, dhe realizimin e të drejtës në drejtësi brenda afateve të arsyeshme kohore.

Avokati i Popullit, me rastin e kësaj dite, lansoi videospotin i cili ka për qëllim të promovoj të drejtën e qytetarëve për Mjedis të Sigurtë dhe të Shëndetshëm. LINK