MKPT vizitoi Qendrën Korrektuese në Dubravë

08/03/2019

Prishtinë, 07 mars – Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT), në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit, më 27, 28 Shkurt dhe 01 Mars  2019, ka realizuar vizitën “follow up” në Qendrën Korrektuese në Dubravë (QKD).

Gjatë vizitës së MKPT në QKD, personeli i shërbimit korrektues dhe personeli i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, i ofruan ekipit monitorues bashkëpunim të plotë.

Ekipi monitorues, që përbëhej nga Drejtoresha e MKPT, një këshilltarë i lartë juridik për parandalim të torturës, dy këshilltarë juridikë për parandalim të torturës, një Këshilltare-mjeke, një këshilltare-psikologe, një këshilltare-punëtore sociale, pa vonesa, pati qasje në të gjitha hapësirat dhe i`u siguruan të gjitha informatat e nevojshme për të kryer punën sipas mandatit të përcaktuar me ligj.

Lidhur me gjetjet, MKPT do të përpiloj raportin me rekomandime, të cilin do t’ua dërgoj institucioneve përgjegjëse.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës”, të cilin projekt e mbështetë Këshilli i Evropës.

Zyra për Informim Publik  të IAP