MKPT i AP-it monitoroi Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut
PRISHTINË, 13 mars – Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit (AP), në krye me znj. Naile Alaj, Zëvendëse e AP-it , më 12 Mars 2019, ka realizuar vizitën e parë të rregullt në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut.
Gjatë vizitës monitorues së MKPT në QP-Mitrovicë e Veriut, z. Benasim Mediq, Udhëheqësi i QP-it, personeli i Shërbimit Korrektues dhe i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, i ofruan ekipit monitorues bashkëpunim të plotë. Ekipit, pa vonesa i`u mundësua qasja në të gjitha hapësirat dhe i`u siguruan të gjitha informatat e nevojshme për të kryer punën sipas mandatit të përcaktuar me ligj. Po ashtu, ekipit i`u mundësuan intervistat me personat e dënuar dhe të paraburgosur.
Lidhur me gjetjet, MKPT do të përpiloj raportin me rekomandime, të cilin do t’ua përcjellë institucioneve përgjegjëse.