
Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi
PRISHTINË, 15 mars – Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari dhe Përfaqësuesja Rezidente u.d e UNDP në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, me qëllim që të sigurohet një kornizë për bashkëpunim në kuadër të fushës së projektit “Mbështetje për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”
Projekti “Mbështetje për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë” është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë në Kosovë, i cili synon të mbështesë reformën në sektorin e drejtësisë, të përmirësojë qasjen në drejtësi për qytetarët, të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut, dhe t’i ofroj mbështetje institucioneve të drejtësisë në ngritjen e efikasitetit të tyre.
Ndërsa, një nga komponentët e këtij projekti, nëpërmjet partneritetit në bashkëpunim të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe UNDP, është synimi për të forcuar më tej mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me legjislacionin në fuqi dhe instrumentet ndërkombëtare në vend. Gjithashtu, me theks të veqantë, t’i promovoj më tej Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, të dala nga Agjenda 2030.