Featured Image

Avokati i Popullit ligjëroi para studentëve të huaj

16/01/2019

Prishtinë, 16 janar – Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, sot ka mbajtur ​një ligjëratë para studentëve të programit “The European Master’s Degree in Human Rights and Democratization (EMA)” me seli në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë, të cilët çdo vit vijnë në Kosovë për një vizitë studimore në kuadër të programit të tyre të magjistraturës në lëmin e demokratizimit dhe të drejtave të njeriut.

Ligjërata kishte për qëllim njoftimin  e këtyre studentëve rreth gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe funksionimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, që nga themelimi e deri më sot, duke përfshirë procedurat e ankimit, bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, praktikat më të mira, por gjithashtu edhe sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet institucioni.

Në fund ligjërata vazhdoi me pyetje dhe përgjigje, ku studentët patën rastin që të pyesin për çështje të ndryshme nga fusha e të drejtave të njeriut në vend.​