
Avokati i Popullit, takoi studentët e masterit të fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”
12/12/2018
Prishtinë, 11 dhjetor – Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, me zëvendësin e tij z. Mehdi Geci, priti në një takim studentët e masterit të fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ne këtë takim Avokati i Popullit z. Jashari, foli për rolin dhe mandatin e Avokatit të Popullit, si dhe për respektimin e të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.
Studentët shprehën interesim edhe për çështje si respektimi i rekomandimeve që Avokati i Popullit i adreson tek institucionet, apo autoritet përgjegjëse.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe rreth sfidave me të cilat përballet Kosova, lidhur me çështjet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.