Featured Image

Më 7 dhjetor 2017 përfaqësueset e DBRPDNJ morën pjesë në Konferencën përmbyllëse të fushatës vetëdijesuese ,, Një fije dritë ‘’

07/12/2017

Më 7 dhjetor 2017, përfaqësueset e DBRPDNJ morën pjesë në Konferencën e organizuar nga Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala, me rastin e përmbylljes së fushtës vetëdijesuese ,, Një fije dritë ‘’ kundër diskriminimit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Fushata vetëdijësuese me slloganin NJË FIJE DRITË, ka patur për qëllim ngritjen e vetëdijësimit të qytetarëve të Kosovës lidhur me luftimin e diskriminimit, stigmës dhe paragjykimeve ndaj të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë, e mbi të gjitha promovimin e të drejtave të tyre për integrim të barabartë në shoqëri.