Featured Image

Më 6 nëntor 2018, u mbajt takimi i përbashkët i Avokatit të Popullit, Organizatave Joqeveritare dhe Shoqërisë Civile me qëllim të shënimit të përbashkët të 10 dhjetorit, për të dytën here radhazi

06/11/2018

Më 6 nëntor 2018, u mbajt takimi i përbashkët në mes të Avokatit të Popullit, Organizatave Joqeveritare dhe Shoqërisë Civile, qëllimi i të cilës ishte vazhdimi i praktikës së vitit të kaluar i shënimit të përbashkët të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Në takim, të pranishmit diskutuan  për mënyrën e shënimit, dhe të koordinimit të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 10 dhjetor 2018.

Vitin e kaluar, më 10 dhjetor 2017, Institucioni i Avokatit të Popullit, Organizatat Joqeveritare dhe Shoqëria Civile, për herë të parë shënuan  bashkarisht Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut,  nën moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”.