Më 30 tetor 2018, drejtoresha e DBRPDNJ mori pjesë në tryezën e diskutimit lidhur me implementimin e projektit “Adresojmë mos zbatueshmërinë e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, përmes pasqyrimit të situatës dhe kërkimit të llogaridhënies”

30/10/2018

Më 30 tetor 2018, znj. Valbona Puka Gola, drejtoreshë e Departamentit për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejta të Njeriut, në Institucionin e Avokatit të Popullit morri pjesë në tryezën e organizuar nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ku u diskutua për implementimin e projektit të “Adresojmë mos zbatueshmërinë e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Kosovë, përmes pasqyrimit të situatës dhe kërkimit të llogaridhënies”, i cili është mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF. Në tryezë u diskutua për qasjen fizike dhe qasjen në informata.

Znj. Puka Gola,  para të pranishmëve paraqiti qëndrimet e Avokatit të Popullit, lidhur me të drejtën për qasje në informata, si e drejtë kushtetuese, e cila i garanton të drejtën të gjithëve pèr qasje në të gjitha dokumentet që mbahen nga Institucionet e Republikës së Kosovës. Ajo po ashtu vuri në spikam, se Ligji për Qasje në Dokumente Publike, po ashtu ju garanton qasjen në formën të cilën kërkuesi e kërkon.

Lidhur me qasjen fizike në objekte, përfaqësuesje e Avokatit të Popullit, njoftoi të pranishmit, se Avokati i Popullit, në vazhdimësi ka ngritur shqetësimin jo vetëm për mungesën e infrastrukturës për qasje të persoanve me aftësi të kufizuar në objekte, por edhe për  mungesën e  infrastrukturës përcjellëse në trotuare/ shtigje të këmbësorëve e cila do tu  plotësonte kushtet për lëvizje të papenguar të personave me aftësi të kufizuar.

Sipas saj, mosrespektimi i bazëz ligjore përbën shkelje të të drejtav të njeriut.