Më 30 tetor 2017 – 1 nëntor 2017 u mbajt punëtoria me organizatat joqeveritare, e organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit
Në mbështetjen e Misionit të OSBE-së, Avokati i Popullit, së bashku me një grup të Organizatave Joqeveritare që merren me çështje të të drejtave të njeriut në Kosovë, të përfaqësuara nga komunitetet joshumicë, personat me aftësi të kufizuara, forumet rinore, komuniteti i grave dhe grupet e margjinalizuara, ka mbajur një punëtori tri ditore, në të cilën përmes identifikimit të fushave më kritike të të drejtave të njeriut, problemeve më të mëdha dhe shkeljeve sistematike, në bashkëpunim është hartuar një plan i veprimit, si përgjigje e përbashkët ndaj diskriminimit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Plani përmban një numër prioritetesh dhe aktivitetesh për vitin 2018, me synim të përmirësimit të qasjes në arsim, përmirsimin e kushteve të punës, të shërbimeve dhe qasjes së papenguar të personave me aftësi të kufizuara në hapësira publike, respektimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe ngritjen e vetëdijesimit dhe edukimin për të drejtat e njeriut.