Featured Image

Më 22 janar 2018 Avokati i Popullit nënshkroi Marrëveshje të Bashkëpunimit me Radio Televizionin e Kosovës

22/01/2018

Është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Radio Televizionit të Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit, për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta nga fusha e të drejtave të njeriut.

Objektivat specifike të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi janë: Promovimi i të drejtave të njeriut dhe punës së IAP-së; Informimi i publikut lidhur me publikimet e IAP dhe aktivitetet e ndryshme; Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve lidhur me aktivitetet dhe projektet që mund t’i zhvillojnë palët përkitazi me promovimin e të drejtave të njeriut.