Më 20 prill 2018, në partneritet me OSBE-në u organizua punëtoria e radhës me organizatat joqeveritare
20/04/2018
Më 20 prill 2018, në ambientet e IAP-së, në partneritet me OSBE-në u organizua punëtoria, në kuadër të së cilës u bë shqyrtimi i planit te veprimit të draftuar në punëtorinë paraprake të mbajtuar në muajin tetor-nëntor 2017, si dhe u bë përcaktimi i prioriteteve për vitin 2018.
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve të profileve të ndryshme që merren me të drejtat e njeriut, ndërsa në cilësinë e panelistëve ishin përfaqësues nga OSBE, Avokatit të Popullit, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Drejtoresha dhe stafi i Departamentit për Bashkëpunim, Raportim dhe Promovim të të Drejtave të Njeriut.