Më 18 shtator 2017, u mbajt trajnimi për stafin e IAP-së, me temën ,, Përdorimi i mediave sociale dhe promovimi i punës së Avokatit të Popullit përmes mediave sociale ,,
Në kuadër të aktiviteteve të projektit ,,OmbudsWatch – Promovimi i Rolit të Avokatit të Popullit në Kosovë’’, projekt ky i implementuar nga BIRN Kosova dhe ACDC (Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike) në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë, më 18 shtator 2017 u mbajt trajnimi me temë ,, Përdorimi i mediave sociale dhe promovimi i punës së Avokatit të Popullit përmes mediave sociale ‘’ i dedikuar për stafin e IAP-së, me qëllim të avancimit të njohurive rreth përdorimit të mediave sociale me qëllim të promovimit të punës së Institucionit të Avokatit të Popullit dhe promovimit të të drejtave të njeriut në përgjithësi.
Në hapje të këtij takimi të pranishëm ishin: Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, Ambasadorja e Holandës në Kosovë znj. Gerrie Willems dhe Drejtoresha Ekzekutive e BIRN-it znj. Jeta Xhara, me ç’rast u bë edhe lansimi i projektit dhe aktiviteteve të parapara në kuadër të saj.