Featured Image

Më 11 dhjetor 2017, përfaqësuesja e DBRPDNJ mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Vushtrri, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

11/12/2017

Më  11 dhjetor 2017, përfaqësuesja e DBRPDNJ mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Vushtrri, me rastin e shënimit të 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Me këtë rast përfqaqësuesja e DBRPDNJ pati një fjalë rasti në lidhje me prezantimin e Deklaratës së Përbashkët të nënshkruar nga Avokati i Popullit dhe Organizatat Joqeveritare dhe shënimin e përbashkët për të parën herë, të 10 dhjetorit.

Njëashtu u prezantua edhe puna e Institucionit të Avokatit të Popullit në drejtim të promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.