Më 10 dhjetor 2017, u bë ndarja e çmimeve për tri storjet më të mira gazetareske nga fusha e të drejtave të njeriut , në kuadër të aktiviteteve të projektit ,,OmbudsWatch – Promovimi i Rolit të Avokatit të Popullit në Kosovë’’
10/12/2017
Në kuadër të aktiviteteve të projektit ,,OmbudsWatch – Promovimi i Rolit të Avokatit të Popullit në Kosovë‟, projekt ky i zbatuar nga BIRN Kosova dhe ACDC (Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike) në partneritet me IAP-në dhe i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë është bërë ndarja e çmimeve për tri storiet më të mira gazetareske në çështjet e të drejtave të njeriut.
Aktiviteti ka pasur për qëllim inkurajimin e komunitetit të gazetarëve që përmes storieve të tyre, të formave të ndryshme, të informojnë dhe të vetëdijesojnë publikun për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend, si dhe respektimin dhe raportimin për të drejtat e njeriut.