Lansimi i videospotit me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit për mbrojtje nga diskriminimi

01/10/2018

Në shtator 2018, Avokati i Popullit si mekanizëm i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, lansoi video spotin që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit, duke ofruar edhe informata relevante për mënyrën e adresimit të ankesave dhe raportimin e rasteve të diskriminimit në IAP.

Video spoti është i publikuar në ueb faqen e IAP-së, përkatësisht e qasshme në linkun si në vijim:  https://oik-rks.org//video-audio/