Featured Image

Avokati i Popullit, në Konferencën rajonale për pavarësinë e institucioneve të barazisë

29/10/2018

Prishtinë, 29 tetor – Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari me zëvendësit e tij znj. Edona Hajrullahu dhe z.Mehdi Geci mori pjesë në Konferencën e tretë me radhë për pavarësinë e institucioneve të barazisë.

Konferenca rajonale e vendeve të Evropës jug-lindore për pavarësinë e institucioneve të barazisë, u mbajt në Tiranë  dhe u organizua nga Komisioneri për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut të Shqipërisë.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues e Institucioneve të Ombudsmanëve nga vendet e rajonit, nga Bosnje Hercegovina, Kroacia , Maqedonia  Mali i zi dhe Serbia.

Konferenca e parë me temë “Pavarësia e Institucioneve të Barazisë” është organizuar në vitin 2016, nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i Serbisë, ndërsa në vitin 2017 është  organizuar nga Institucioni i Ombudsmanit të Kroacisë.

Konferenca ka pasur për temë të diskutimit standardet e reja të miratuara në nivel evropian dhe që kanë për qëllim të nxisin
bashkëpunimin rajonal midis institucioneve  të barazisë.