
Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, priti z. Murat Şahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
19/10/2018
Prishtinë, 19. Tetor – Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, priti z. Murat Şahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm në realizimin e projekteve të përbashkëta në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Jashari, po ashtu i uroj misionin e ri z. Şahin në pozitën e sapo zgjedhur Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it z. Murat Şahin, falenderoi Avokatin e Popullit dhe theksoi gadishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të projekteve lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.