
Vizita e KMD-së nga Republika e Shqipërisë në Institucionin e Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit, ka pritur në vizitë dy ditore delegacionin e Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi të Republikës së Shqipërisë, z. Robert Gajde dhe dy bashkpunëtorët e tij.
Avokati i Popullit e njoftoi delegacionin lidhur me punën e Institucionit të Avokatit të Popullit në drejtim të luftimit të diskriminimit dhe pabarazisë, punën e Departamentit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe atij për Bashkëpunim Raportim dhe Promovim të të Drejtave të Njeriut në drejtim të promovimit dhe vetëdijësimit të publikut lidhur me mos diskriminimin dhe barazinë.
- Gajde, njoftoi IAP, lidhur me veprimtarinë dhe sfidat e Zyrës së Komisionerit për Mbrojtje nga Diskriminimi të Republikës së Shqipërisë.
Fokus i diskutimit ishin gjetja e mënyrave më të mira për përforcimin e bashkëpunimit në mes të mekanizmave për mbrojtje nga diskrimini të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe për të siguruar shkallë të nevojshme dhe efektive të mbrojtjes të këtyre të drejtave përballë fenomeneve negative të diskriminimit, apo sjelljeve diskriminuese.