Featured Image

Tryezë e organizuar lidhur me ” Rolin e Avokatit të Popullit në trajtimin e çështjeve në interes të publikut”

24/09/2018

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), Qendra për Avokim Demokraci dhe Kulturë (ACDC), në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, dhe në mbështetje të Ambasadës së Holandës në Kosovë, më 21 shtator, në Prizren, organizuan  një tryezë diskutim mbi ,, Rolin e Avokatit të Popullit në trajtimin e çështjeve në interes të publikut  ,,.

Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare të profileve të ndryshme, nga rajoni i Prizrenit ,përfaqësues të komuniteteve joshumicë dhe poashtu përfaqësues të mediave.

Pas këtij diskutimi pasoi punëtoria me temën  ,, Ndërtimi i modeleve të suksesit të bashkëpunimit në mes të IAP, shoqërisë civile dhe mediave ,,.