Featured Image

U shënua Dita Botërore e Popullsisë: “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore!”

11/07/2018

Me rastin e 11 korrikut, Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Zyra në Kosovë në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit – IAP, organizoi një tryezë me temën “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore!”.

 Në këtë tryezë znj. Ulrika Richardson – Koordinatore e UNFPA dhe Koordinatore për Zhvillim e Kombeve te Bashkuara, z. Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, Dr. Rrustem Musa, Zv. Ministër i Shëndetësisë (TBD), Mexhide Mjaku-Topalli – Deputete në Parlamentin e Kosovës, Udhëheqëse e Grupit të Grave, Dr. Merita Vuthaj gjatë paraqitjeve të tyre folën për rëndësinë e Ditës Botërore të Popullsisë, duke  theksuar rëndësinë kësaj ngjarjeje e përvitshme e cila synon të fokusojë vëmendjen në urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë siç janë planifikimi familjar, barazia gjinore, varfëria, shëndeti i nënave dhe të drejtat e njeriut.

Qëllimi i kësaj tryeze është vazhdimi i avokimit për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raporti i  vlerësimit “Të Drejtat në Shëndetin Seksual dhe Riprodhues në Kosovë: Një Realitet Përtej Ligjit” me fokus të veçantë në fushën e të drejtave të planifikimit familjar dhe sigurimin e mjeteve kontraceptive si pjesë e listës esenciale të barërave.

Në fund të tryezës Dr. Zarife Miftari – Analiste e programit – Shëndeti Seksual dhe Riprodhues dhe të Rinjtë (UNFPA Zyra në Kosovë) paraqiti Konkluzionet dhe Rekomandimet nga kjo tryezë.

Në tryeze merren pjesë përfaqësuesit e institucioneve,  OJQ-ve, medieve, organizatave ndërkombëtare etj. të cilët diskutuan lidhur me Planifikimin Familjar në vendin tonë,  si një e drejtë njerëzore që duhet të respektohet.

 Zyra për Komunikim me Publikun