
Punëtoria “Unë jam NJERI dhe kam të DREJTA”
Avokati i Popullit, në bashkëpunim me Misionin e OSCE-së në Kosovë, filloi me ciklin e punëtorive “Unë jam NJERI dhe kam të DREJTA”.
Punëtoria e parë është mbajtur në Prishtinë dhe do të vazhdojë në Komunën e Prizrenit, Gjakovës, Ferizajit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjilanit.
Qëllimi i punëtorisë është zgjerimi i njohurive dhe ngritja e vetëdijesimit për të drejtat e njeriut, çështjen e barazisë dhe mosdiskriminimit në mesin e të rinjëve.
Gjatë punëtorisë gjithashtu është prezantuar edhe Gara per fotografi dhe poezi mbi temën e të drejtave të njeriut, iniciativë kjo e nisur nga Misioni i OSCE-së në Kosovë.
Ndërsa të rinjtë patën mundësinë të njihen për së afërmi me mandatin e kompetencat e Institucionit te Avokatit te Popullit, mënyrën e adresimit të ankesave në institucion si dhe u njoftuan lidhur me pakon ligjore në fuqi mbi të drejtat e njeriut.
Poashtu gjatë punëtorisë u prezantua edhe Platforma Know Your Rights, ku të rinjtë e grupmoshave të ndryshme kishin mundësinë të njihen për së afërmi me të drejtat e tyre dhe mënyrën e adresimit të ankesave përmes platformës, në rast të shkeljes së të drejtave të tyre.