Featured Image

FEMART (Festivali Rajonal i Artistëve dhe Aktivistëve)

29/05/2018

Më 28 maj, në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ,, Pjetër Bogdani ’’, në kuadër të edicionit të gjashtë të FEMART (Festivali Rajonal i Artistëve dhe Aktivistëve) u organizua mbrëmje kulturore- artistike nën patronatin e Avokatit të Popullit.

Programi artistik i Festivalit FEMART adreson: Të Drejtat e njeriut dhe Lëvizjet Feministe, Të Drejtat Seksuale dhe Shëndetin Ripordhues, Drejtësinë Tranzicionale dhe Ndërtimin e Paqes, Të Drejtat e Komunitetit LGBTQI+, Fuqizimin e Grave, Dhunën Kundër Grave, njëherë Promovon Storiet e Suksesshme Rajonale dhe Globale të Grave.

Me këtë rast Avokati i Popullit pati një fjalë rasti, e cila vijoi me një koncert artistik të muzikës klasike nga artistët kosovarë dhe ekspozitë artistike.