Avokati i Popullit publikoi Raportin me rekomandime të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës përkitazi me vizitën në Qendrën e Mbajtjes për të Huajt në Vranidoll
Avokati i Popullit publikoi Raportin me rekomandime të Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) përkitazi me vizitën në qendrën e mbajtjes për të huajt në Vranidoll.
Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse, Ministrit Punëve të Brendshme, Drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Drejtorit Qendrës së Mbajtjes për të Huaj si dhe Komisionit parlamentar për të Drejtat e njeriut, barazi Gjinore, për Persona të Pagjetura dhe Peticione. I njëjti u është përcjellë mediave dhe është publikuar në ueb faqen zyrtare të IAP.
Lidhur me gjeturat e MKPT-së, gjatë vizitës e realizuar më 7 mars 2018 në Qendrën e Mbajtjes për të Huajt (QMH), Avokati i Popullit ka përgatitur një raport me rekomandime cila ka për qëllim përmirësimin e gjendjes dhe kushteve në këtë qendër në përputhje me ligjin dhe rregulloren përkatëse të bazuara në standardet ndërkombëtare.
Rekomandimet e Avokatit të Popullit bazohen në të gjeturat gjatë vizitës të realizuar dhe monitorimit të rregullt, lidhur me procedurat e pranimit dhe parashtrimit të ankesave të azil kërkuesve, garancitë kundër keqtrajtimit, mundësive të kontaktit me botën e jashtme, si dhe shfrytëzimit të ndihmës juridike falas, kushteve materiale dhe akomodimit e personave të huaj, kujdesit shëndetësorë etj.
Raporti me rekomandime të Avokatit të Popullit është publikuar në ueb faqen e IAP.
Linku për raportin:
http://ombudspersonkosovo.org/ repository/docs/Raport_i_nga_ vizita_ne_Qendren_e_Mbajtjes_ ne_Vranidoll._28.03.2018_Web_ faqe_531505.pdf